• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rama dhe Lajen në konferencë të përbashkët për shtyp pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit

Rama dhe Lajen në konferencë të përbashkët për shtyp pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit

Tiranë, 16 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri shqiptar, Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Olaf Sholc, kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ursulla fon der Lajen, kryetare e Komisionit evropian, pas përfundimit të samitit të Procesittë Berlinit, doli për rëndësinë e këtij samiti për Shqipërinë, rajonin dhe vetë Bashkimin Evropian, duke e vlerësuar si historik.

"Kjo është ditë e paharurar e cila përfundon përkundër të gjitha parashikimeve të aplikacionit për parashikimin e motit "Apple". Dëshira për t'i pritur miqtë tanë sa më mirë ishte më e fuqishme se cili do parashikim i motit i cili tërë javën na tregonte se do të jetë ditë me shi. Dhe nuk ishte ashtu, E falëndeorj Zotin dhe BE-në që më bindën se kjo ditë filloi me diell të mrekullueshëm dhe përfundoi me erë të këndshme", tha Rama, lajmëroi Top çanell.

Theksoi se samiti përfundoi me shumë konkluzione të frytshme, me këmbime më të vërtetë të hapura dhe me ndjenjë të miqësisë.

"Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar Kancelarin që në mënyrë kaq të hirshme, qe i hapur për idenë për ta sjell Procesin e Berlinit jashtë Bashkimit Evropian, në Tiranë. Dhe nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e nevojshme për të falënderuar Presidenten e Komisionit që i dha këtij samiti diçka vërtete thelbësore përmes planit të ri të rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor", theksoi Rama.

Sipas tij, ky është një çast i vështirë për të gjithë dhe sfidat me të cialt po përballemi janë të mëdha.

"Ky është një moment i vështirë në kohë për çdo vend dhe sfidat me të cilat ne të gjithë së bashku përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave të njëpasnjëshme që kanë goditur të gjithë ne, qofshim Evropë me B apo Evropë pa B-në bashkëlidhur. Nuk duket se gjërat bëhen më mirë përpara sesa të përkeqësohen në shumë fronte, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në të njëjtën kohë sidoqoftë këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së Bashkimit Evropian, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Shqipërisë e falënderoi kancelarin Sholc për gjithçka që bën për rajonin.

"Pra, Kancelar ju lutem pranojeni shprehjen e mirënjohjes sime për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë dhe mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër me njëri-tjetrin", tha ai.

Kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen në konferencën për shtyp foli për disa pika kyçe për atë që Ballkani Perëndimor duhet të bëjë për t'iu bashkangjitur bE-së, duke porositur se "vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të bashkëpunojnë për ngritjen e ekonomive".

"Plani i ri ka për qëllim që Ballkani Perëndimor të jetë i kyçur në një sërë qëllimesh që duhet të arrihen, përderisa ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së akoma janë larg. Duhet të bëhet shumë punë në mënyrë që të ngriten ekonomitë. Njerëzit nga Ballkani Perëndimor duhet të hapen ndaj njëri-tjetrit dhe nëse dëshironi qasje drejt BE-së duhet të jeni në nivel të njejtë. Ky ishte një smait shumë me vlerë. Dëshirojmë të shkojmë përpara dhe të lëvizim shpejtë", tha ajo.

Deklaratën megjithatë e filloi me luftën nël Lindjen e Afërt, ku tha se po dërgohet ndihmë për palestinezët.

"Nuk mund të ketë arsyetimk për atë që ndodhi me hamasin, por palestinezëve me të vërtetë u nevojitet ndihmë humanitare, Ata nuk mund të paguajnë për atë që bënë terroristët e militantëve të hamasit. Do të dërgojmë ndihmë humanitare në vlerë prej 75 milionë eurove dhe do t'i bëjmë gjërat e nevojshme", shtoi Lajen.

Vlerësoi se kur bëhet fjalë për mbajtjen e Samitit në Tiranë, e ka ditur se në Shqipëri do të jenë në duar të sigurta dhe ka pasur të drejtë, duke i shprehur falëdnerim Edi Ramës dhe të tjerëve për mbajtjen e Samitit.

Paraprakisht u nënshkrua marrëveshja e liderëve të Ballkanit Perëndimor për njohje të ndërsjelltë të kualifikimeve profesionale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR