Raketohet një bazë e forcave të koalicionit në Irakun perëndimor
- Dhjetëra projektile janë gjuajtur sot ndaj një baze ushtarake që e shfrytëzojnë forcat e koalicionit, të udhëhequra nga SHBA-ja në Irakun perëndimor, njoftuan mediumet amerikane, duke iu referuar burimeve nga mbrojtja amerikane dhe një përfaqësues i policisë irakiane.
- Post By Besnik Shuki
- 17:01, 20 janar, 2024

Uashington, 20 janar 2024 (MIA) - Dhjetëra projektile janë gjuajtur sot ndaj një baze ushtarake që e shfrytëzojnë forcat e koalicionit, të udhëhequra nga SHBA-ja në Irakun perëndimor, njoftuan mediumet amerikane, duke iu referuar burimeve nga mbrojtja amerikane dhe një përfaqësues i policisë irakiane.
Raketat e kanë qëlluar bazën e aviacionit Al Asad në provincën irakiane Anbar, deklaroi përfaqësuesi zyrtar amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim. Në këtë moment, dëmi po vlerësohet dhe raportet e para sugjerojnë se një pjesëtar i forcave irakiane të sigurisë është rëndë i plagosur, njoftuan mediat amerikane. bsh/