• e martë, 02 korrik 2024

Raketat ruse në Odesa mbrëmë kanë goditur një silos gruri dhe një terminal nafte, dhe civilë të plagosur

Raketat ruse në Odesa mbrëmë kanë goditur një silos gruri dhe një terminal nafte, dhe civilë të plagosur

Odesa, 19 korrik 2023 (MIA) – Televizioni shtetëror ukrainas Suspilne në mëngjes e sotëm njoftoi se gjatë një sulmi të ri të natës në zonën e Odesës, raketat ruse goditën një silos gruri dhe një terminal nafte, dëmtuan cisterna dhe pajisje për ngarkim dhe kanë shkaktuar zjarr. 

Lajmin për caqet e gofitura në mëngjesin e sotëm e bëri të ditur Vladislav Nazarov, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë së Ukrainës në fushën e betejës. 

 Armata tha se u godit një objekt industrial, në të cilën është lënduar një punëtor, ndërsa janë godituredhe dy depo në vende të ndryshme - me duhan dhe fishekzjarre.

Në Odesa janë dëmtuar edhe  disa ndërtesa banimi. Të paktën gjashtë banorë të qytetit, përfshirë një djalë nëntëvjeçar, kërkuan ndihmë mjekësore pasi u lënduan nga xhami i thyer dhe sende të tjera.

 Pretendimet e armatës ukrainase ndërkaq nuk janë konfirmuar nga një burim i pavarur. ar/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR