• e enjte, 04 dhjetor 2025

Raketa e SpejsIks shpërtheu gjatë testimit

Raketa e SpejsIks shpërtheu gjatë testimit

Uashington, 19 qershor 2025 (MIA) - Raketa e SpejsIks (SpaceX) shpërtheu në Teksas gjatë një testi mbrëmë, duke dërguar një top zjarri lart në qiell, por nuk pati të lënduar, njoftoi kompania në pronësi të miliarderit Elon Mask. 

Në njoftim thuhet se raketa Starship shpërtheu ndërsa po përgatitej për fluturimin e saj të 10-të testues në Starbejs (Starbase), vendi i lansimit të SpaceX në Teksasin Jugor. 

"Zona e sigurisë përreth vendit u mbajtë gjatë gjithë operacionit dhe i gjithë personeli është i sigurt", thuhet në njoftimin e Iks-Plejn (X-Plane). 

Mask tha se nuk ka asnjë rrezik për banorët përreth. Ai u kërkoi njerëzve të mos përpiqen t’i afrohen vendit. qa/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR