• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raisi: Irani nuk do të fillojë luftë, por fuqishëm do t'u përgjigjet dhunuesve

Raisi: Irani nuk do të fillojë luftë, por fuqishëm do t'u përgjigjet dhunuesve

Teheran, 2 shkurt 2024 (MIA) - Irani nuk do ta fillojë luftën, por "fuqishëm do t'i përgjigjet" kujtdo që përpiqet ta maltretojë, deklaroi sot presidenti iranian Ebrahim Raisi. 

"Nuk do të fillojmë asnjë luftë, por nëse dikush dëshiron të na maltretojë, do të marrë përgjigje të fuqishme", tha Raisi në një fjalim televiziv.

Sipas tij, Uashingtoni e ka ndryshuar retorikën e saj dhe tani pretendon se nuk ka qëllim që të përplaset me Iranin, edhe pse më herët paralajmëroi  se në tryezë është edhe opsioni i luftës. 

"Më herët, kur ata (amerikanët) dëshironin të bisedonin me ne, treguan se edhe opsioni i luftës është në tryezë. Tani thonë se nuk kanë qëllim të konfrontohen me Iranin", tha Raisi. 

Presidenti iranian vlerësoi se Teherani nuk është rrezik për asnjë vendë në rajon.

Si-Bi-Es Njuz dje publikoi, duke cituar përfaqësuesin zyrtarë amerikan, se SHBA-ja ka miratuar planet për sulme shumë-ditore ndaj objektivave të shumta në Irak dhe Siri, duke përfshirë edhe sulmet ndaj presonelit iranian dhe objekteve iraniane në këto vende.

Mediat britanike raportuan më herët, duke cituar deklaratat e katër zyrtarëve amerikanë, se SHBA-ja vlerësuan se Irani ndërtoi dronin që të shtunën e kaluar sulmoi bazën amerikane "Kulla 22" në kufirin midis Sirisë dhe Jordanisë, në të cilën mbetën të vrarë tre dhe më shumë se 40 ushtarë amerikanë u plagosën.

Burimet shtojnë se Garda Revolucionare e Iranit po tërheq oficerë të lartë nga Siria.

Rezistenca Islamike në Irak, një grup ombrellash të disa fraksioneve të armatosura militante irakiane të mbështetur nga Irani, ka marrë përgjegjësinë për sulmet në kufirin jordano-sirian, duke përfshirë një sulm me dron në një bazë ushtarake amerikane. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR