• e premte, 05 dhjetor 2025

Radioja shtetërore izraelite njofton për "shi raketash" nga Irani

Radioja shtetërore izraelite njofton për

Tel-Aviv, 17 qershor 2025 (MIA) - Radioja shtetërore izraelite sot përshkruajti "shi raketash" nga Irani drejt vendit.

Ushtria izraelite kumtoi se sistemet për mbrojtje ajrore ishin aktivizuar si përgjigje dhe fillimisht i kanë thënë popullatës të qëndrojë në strehimore deri nl njoftimin e ardhshëm.

Në kumtesën e mëvonshme të Forcave mbrojtëse izraelite thuhet: "Pas vlerësimit të situatës, Komanda e frontit vendor kumtoi se tani është e lejuar të braktisen hapësirat e mbrojtura në disa rjaone të mbarë vendit".

"Forcat për kërkim dhe shpëtim veprojnë në disa lokacione të vendit ku pati raporte për predha të rëna. Opinioni lutet të vazhdojë t'i ndjekë udhëzimet e Komandës së frontit vendor", ceket në kumtesë.

Sipas "Tajms of Izrael", shpërthime janë dëgjuar në rajonin e Jerusalemit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR