• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radiografitë do të lexohen edhe onlajn, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti

Radiografitë do të lexohen edhe onlajn, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Radiografitë do të lexohen edhe onlajn, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.  

"Në një qytet të caktuar, nëse ka një mjek që lexon një radiografi në njërën krah ose këmbë në ditë, nuk do të jetë më kështu, të gjithë do të përfshihen onlajn, do të ketë numër të kufizuar se sa duhet të lexojë në ditë për të përllogaritur rrogën, mbi atë numër dhe në shtëpi radiologët tanë të respektuar, nëse duan më shumë të ardhura financiare, do të kenë mundësi të lexojnë për të mos pritur kaq gjatë", sqaroi ministri.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se do të duhet kohë për këtë.

“Do të kemi nevojë për përkrahje nga ju, nga gazetarët dhe nga shtëpitë mediatike, por ne jemi këtu për të filluar zgjidhjen e problemeve”, theksoi Mexhiti, duke folur për diagnostikimin.

Ai theksoi se punon shumë me të gjithë ekipin.

"Problemi është në sistematizimin dhe në riorganizimin. Në kuadrin klinik do të përsëris se kemi mjaftueshëm staf dhe punonjës shëndetësorë dhe infermierë. E dini se ne në fillim duhet ta rregullojmë mbrojtjen primare shëndetësore, këtu duhet të bëjmë prerje të madhe. Kjo nuk bëhet  për një ditë, dy, do tël duhet ml shumë kohë, ndoshta edhe vite, por ne duhet të fillojmë që gjërat të lëvizin në mënyrë kompozitive dhe unë këtu kam edhe propozim dhe vizionin timin dhe punojmë edhe në atë, kemi formuar grup, në digjitalizimin e radiologjisë në vend, e ajo nënkupton centralizim të radiologjisë, sqaroi ministri. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR