• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radevi vendosi veto për marrëveshjen mes Sofjes dhe Kievit dhe për dërgesë të 100 automjeteve të blinduara në Ukrainë

Radevi vendosi veto për marrëveshjen mes Sofjes dhe Kievit dhe për dërgesë të 100 automjeteve të blinduara në Ukrainë

Sofje, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev vendosi veto për marrëveshjen mes Sofjes dhe Kievit për dërgesë të 100 automjeteve të blinduara, njoftoi sot kabineti i tij.

Atë marrëveshje, për dërgesë falas të 100 automjeteve të blinduara në Ukrainë, në gusht e nënshkruan Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ndërsa parlamenti bullgar e ka ratifikuar më 22 nëntor. 

Automjetet e blinduara të cilat Sofja ka për qëllim t'i dërgojë në Ukrainë janë prodhuar para rreth 40 vjetëve dhe janë shënuar si të vjetëruara nga ana e Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme. Radevi, megjithatë, thotë se arma mund të përdoret për mbrojtje të kufijve dhe për sigurimin e ndihmës për popullatën në rast të katastrofave, duke përfshirë edhe në zona të vështira për t'u arritur.

Ligji për vërtetim të marrëveshjes Radevi e ktheu në parlament, duke bërë të ditur se deputetët "nuk ishin mjaftueshëm të njoftuar me parametrat konkrete të donacionit" dhe për këtë nuk kanë mundur në mënyrë objektive të vlerësojnë nëse transportuesit e blinduar janë me të vërtetë të vjetëruar. 

"Udhëhiqem nga besimi se siguria, shëndeti dhe jetët e qytetarëve bullgarë duhet të jenë prioritet i ynë i lartë", tha Radevi.

Parlamenti bullgar mundet me votim të ri ta hedhë poshtë veton e shefit të shtetit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR