• e premte, 22 nëntor 2024

Radevi do ta dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë

Radevi do ta dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë

Sofje, 22 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev do ta dorëzojë sot mandatin e dytë për formimin e qeverisë.

Pritet që mandati të dorëzohet paradite dhe menjëherë ta kthejë grupi i dytë parlamentar për nga madhësia në Kuvendin Popullor - "Vazhdojmë me ndryshimin - Bullgaria Demokratike". 

Sipas dispozitave të Kushtetutës bullgare, pas kthimit të atij mandati për formimin e qeverisë, presidenti i shtetit udhëzon grupin e ardhshëm parlamentar më të madh që brenda shtatë ditëve të propozojë një kandidat për kryeministër.

Në rast se edhe ata të mos arrijnë të formojnë kabinet të rregullt, presidenti cakton zgjedhje të reja dhe emëron kabinet të ri të përkohshëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR