• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radev: Shpresoj që deputetët të bashkohen për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të 48-të Kombëtar

Radev: Shpresoj që deputetët të bashkohen për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të 48-të Kombëtar
Sofje, 20 tetor 2022 (MIA) - Presidenti bullgar, Rumen Radev sot, me hyrjen në Këshillin Evropian në Bruksel shfaqi shpresë se deputetët bullgarë do të bashkohen rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të 48-të Kombëtar, njoftoi BNR. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Radev është i habitur që në fillim të Kuvendit, në vend që të jepte rezultate që nga mbledhja, filloi me një krizë kushtetuese. "Buxheti i Bullgarisë duhet të miratohet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të miratohen projektligjet e përgatitura nga qeveria teknike për Planin e Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, në mënyrë që të mund t'i kërkojmë transhat sipas këtij plani që këtu", deklaroi Radev. Ai e komentoi edhe qëndrimin e kryetares së PSB-së, Kornelia Ninova se "Radev synon të shkatërrojë parlamentarizmin dhe Bullgaria të kalojë në sundimin e një njeriu". Radev komentoi se liderët e partive politike bullgare, veçanërisht ato parlamentare, duhet të marrin përgjegjësinë e tyre, t'i bëjnë qytetarët bullgarë t'i tërheqin në kutitë e votimit, për të pasur një përfaqësim shumë më serioz dhe për të shmangur një situatë të tillë. qa/shk/  

QËNDRONI TË LIDHUR