• e shtunë, 23 nëntor 2024

Radev: Qeveria e re po e shtyn Bullgarinë drejt luftës

Radev: Qeveria e re po e shtyn Bullgarinë drejt luftës

Sofje, 23 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, para vizitës së sotme në Austri, ka trajtuar mosmarrëveshjet me pushtetin ekzekutiv, duke theksuar se qeveria e re po e shtyn vendin drejt luftës.

"Nuk mendoj se është e udhës që politikanët me mbështetje modeste elektorale të flasin dhe të marrin përsipër detyrime kaq të rënda në emër të Bullgarisë. Disa politikanë e shikojnë këtë luftë sikur janë në teatër dhe e kanë vendosur veten rehat në audiencë dhe kanë iluzionin se do të mbeten vetëm spektatorë. Është në interes të gjithë Evropës që menjëherë të ndalojë armiqësitë dhe të kërkojë të gjitha mënyrat e mundshme për rivendosjen e dialogut dhe negociatave paqësore, në vend që të nxisë konfliktin me armë të reja", theksoi Radev.

Ai tha tre ditë më parë se do të ishte gabim që Bullgaria t'i bashkohej marrëveshjes për furnizimin me raketa Ukrainës. Në maj, vendet e BE-së finalizuan një marrëveshje për t'i dërguar Kievit një milion granata 155 mm, si dhe raketa, deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm. Radev sot i bëri thirrje qeverisë së re dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të kujdesen "më shumë për ushtrinë bullgare dhe jo për forcat e armatosura të huaja".

Në Samitin e NATO-s në Vilnius, Radev është dashur ta udhëheqë delegacionin bullgar, por Qeveria para dy ditësh ka vendosur që delegacioni të udhëhiqet nga kryeministri.

"Politika e jashtme është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe imponimi i njëanshëm i pikëpamjeve të pushtetit ekzekutiv nuk çon në zgjidhje të qëndrueshme", tha Radev, duke komentuar vendimin që kryeministri Nikolaj Denkov të udhëheqë delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s. .

Ai shtoi se sipas Ligjit për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura, si dhe sipas Kushtetutës, presidenti është komandanti suprem si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR