• e premte, 05 dhjetor 2025

Radev pas bisedës telefonike me Siljanovska Davkovën: RMV është e gatshme të na ndihmojë në përballjen me pasojat nga përmbytjet

Radev pas bisedës telefonike me Siljanovska Davkovën: RMV është e gatshme të na ndihmojë në përballjen me pasojat nga përmbytjet

Sofje, 5 tetor 2025 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) është e gatshme të ofrojë mbështetje në përballjen me pasojat nga përmbytjet, njoftoi presidenti Rumen Radev në "X", pas një bisede telefonike me kolegen e tij Gordana Siljanovska Davkova, raportoi BTA.

"Mirënjohje për presidenten Gordana Siljanovska Davkova për bisedën telefonike konstruktive dhe ngushëllimet e shprehura për viktimat nga përmbytjet në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e deklaruar të RMV-së për të ofruar mbështetje në përballimin e pasojave nga stuhia, shkroi kreu i shtetit bullgar.

Reshjet dhe përmbytjet intensive kanë prekur një numër të madh zonash në Bullgari, me një pjesë të popullsisë që ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa qasja në rajonet e prekura është e kufizuar. Katër persona kanë humbur në përmbytje, ndërsa aktivitetet për përballimin e pasojave vazhdojnë, me vullnetarë, ekipe ushtarake dhe sociale që punojnë për pastrimin e rrugëve, sigurimin e popullsisë dhe normalizimin e jetës së përditshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR