• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radev: Kushtetuta është themeli i organizimit shtetëror dhe ndryshimi i saj duhet të trajtohet me shumë kujdes

Radev: Kushtetuta është themeli i organizimit shtetëror dhe ndryshimi i saj duhet të trajtohet me shumë kujdes

Sofje, 20 qershor 2023 (MIA) - Kushtetuta është themeli i organizimit shtetëror dhe marrëdhënieve shoqërore, ndërsa ndërhyrja në këtë themel dhe ndryshimi i saj duhet të trajtohen me shumë kujdes, që të garantohet qëndrueshmëria e proceseve politike-shoqërore, deklaroi sot presidenti bullgar Rumen Radev pas hapjes së forumit treditor "Java e gjelbër 2023", kushtuar tranzicionit të gjelbër në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe lidhshmërisë energjetike, financimit të gjelbër dhe inovacioneve.

"Shpresoj shumë se Kushtetuta nuk do të përdoret si paravan për të fshehur skenat intime midis disa partive politike në Kuvend nga opinioni ynë. Ose si një fishekzjarrë për të shkëputur vëmendjen nga problemet e rëndësishme të shoqërisë, të cilat nuk janë në fokus, ose për të qenë një ilaç për sistemin tonë të drejtësisë të marrë tashmë nga interesat personale partiake", shtoi kreu i shtetit bullgar.

Sipas tij, është shumë e çuditshme se si parlamenti, i tërhequr ose kontradiktor, me besim të ulët publik dhe legjitimitet shumë të ulët, do të punojë në këto ndryshime kushtetuese. sa/

foto: Arkiva

QËNDRONI TË LIDHUR