• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Radev dhe Abdulla i Dytë do të jenë nikoqir të "Procesit Akaba për Ballkanin III" në Sofje

Radev dhe Abdulla i Dytë do të jenë nikoqir të

Sofje, 4 prill 2025 (MIA) - Presidenti bullgar Rumen Radev dhe mbreti jordanez Abdulla i Dytë do të jenë nikoqir të takimit të nivelit të lartë "Procesi Akaba për Ballkanin III" në Sofje. Këtë e kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të vendit. 

“Procesi Akaba” është seri e takimeve ndërkombëtare për herë të parë të iniciuara nga mbreti Abdulla i Dytë në vitin 2015. Qëllimi i tyre është që ta ruajnë koordinimin ndërkombëtar dhe rajonal dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, ideologjitë ekstremiste dhe radikalizimit përmes qasjes gjithëpërfshirëse.

Qëllimi i forumit në Sofje është që liderët shtetërorë nga Evropa Juglindore, bashkë me përfaqësues të qeverive, institucione dhe partnerë në “Procesin Akaba”, ta analizojnë arkitekturën e sigurisë në Ballkan, të diskutojnë për mekanizmat rajonalë për shkëmbimin e informacioneve dhe të koordinojnë përpjekjet në luftën kundër migrimit të paligjshëm, terrorizmit, radikalizimit dhe ekstremizmit. 

Radev dje me ceremoni zyrtare në Sheshin "Shën Aleksandar Nevski", në Sofje e priti mbretin jordanez Abdulla i Dytë. i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari. Të dy më pas bënë nderimet e tyre në Monumentin e luftëtarit të panjohur. Më pas kreu i shtetit Rumen Radev e priti mbretin jordanez Abdullah i dytë në ndërtesën e institucionit presidencial.

Dy vendet tona janë partnerë të vjetër të cilët zhvillojnë bashkëpunim të frytshëm dhe në rritje në fusha kyçe me interes të përbashkët, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me mbretin jordanez Abdulla i Dytë.

"Ne e konsiderojmë vendin tuaj një shtyllë të fuqisë në rajon dhe një zë të mençur në NATO dhe BE", deklaroi mbreti i Jordanisë Abdulla i Dytë gjatë bisedës me kreun e shtetit bullgar Radev. “Forca e bashkëpunimit mes dy vendeve tona do të ndihmojë bashkëpunimin mes rajonit tonë dhe Evropës, si dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballemi”, deklaroi Mbreti Abdullah i dytë.

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dje dhe sot është për vizitë pune në Bullgari me rastin e pjesëmarrjes së saj në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të "Procesit Akaba Ballkan III" në Sofje, kumtoi shërbimi për shtyp i kabinetit të Siljanovska-Davkova. Vizita u zhvillua me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdulla i Dytë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR