• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rënie e vlerës së tenderëve nëpër komuna në vitin 2022 për një të tretën

Rënie e vlerës së tenderëve nëpër komuna në vitin 2022 për një të tretën

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Qendra për komunikime civile sot e publikoi bazën e të dhënave të tenderëve të komunave për vitin 2022, sipas së cilës 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit kanë lidhur gjithsej 3.508 kontrata për prokurim publik në vlerë prej 7,3 miliardë denarë, përkatësisht 118 milionë euro.

Siç kumtuan nga Qendra për komunikime civile, vlera e prokurimeve publike të 80 komunave dhe qytetit të Shkupit vitin e kaluar është zvogëluar për një të tretën, përkatësisht për 65 milionë euro në krahasim me vitin 2021.

Në këtë rënie kontribuon më së shumti rënia e madhe e vlerës së prokurorimeve publike të Qytetit të Shkupit, prokurorimet e të cilit në vitin 2022 janë ulur për 68 për qind, përkatësisht për 31 milionë euro në krahasim me vitin 2021.

Rënia e vlerës së prokurorimeve publike nënkupton që një pjesë më e vogël e parave të buxhetit investohet në mallra dhe shërbime që mund të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

"Njësitë e vetëqeverisjes lokale kanë lidhur kontrata me 1184 kompani, por një e katërta e vlerës totale të tenderëve i takonte vetëm tetë kompanive. Në krye sipas vlerës totale të kontratave është furnizuesi me energji elektrike ENERXHI DELIVERI SOLUSHËN Sh.PK Shkup, me vlerë të kontratës prej 614 milionë denarë, përkatësisht rreth 10 milionë euro. Baza e të dhënave është interaktive dhe mundëson kërkimin e tenderëve sipas komunave dhe kompanive, dhe ofron një pasqyrë grafike të pjesëmarrjes së kompanive në prokurimin e secilës komunë veç e veç. Baza e të dhënave përmban edhe të dhëna për pjesëmarrjen e prokurorimeve në buxhetet komunale, si dhe për vlerën e prokurorimeve për banor. Baza e të dhënave për prokurimet publike të komunave është përgatitur për tetë vitet e fundit (2015-2022), thuhet në njoftimin e Qendrës për Komunikime Civile.

Baza e të dhënave dhe hulumtimi janë krijuar në kuadër të projektit “Monitorimi i prokurimeve publike”, i cili zbatohet nga Qendra për komunikime civile, ndërsa financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni. ls/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR