• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rënie e prodhimit industrial

Rënie e prodhimit industrial

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA)- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), indeksi i prodhimeve industriale në muajin shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është 92.1. Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 7.5 %, në sektorin e industrisë përpunuese shënon rënie nga 6.6 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 10.0 %, bën të ditur ESHS-ja.

Rënia në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat mbi të gjitha i reduktimit të prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve nga goma dhe produktet masive plastike, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër dhe Prodhimi i mobileve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin shtator të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 14.9 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 12.2 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 3.8 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 5.9 % derisa rritje vërehet te Prodhimet kapitale për 2.4%. Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me periudhën janar-shtator 2023, është 95.8.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR