• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rënie e huamarrjeve shtetërore në BE në tremujorin e dytë të vitit 2023

Rënie e huamarrjeve shtetërore në BE në tremujorin e dytë të vitit 2023

 Bruksel, 24 tetor 2023 (MIA) - Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2023, borxhet bruto të qeverisë së vendeve anëtare të Eurozonës arritën në 90.3 për qind të BPV-së, që paraqet një rënie prej 0.4 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës, kur ishte 90.7 për qind, njoftoi Agjencia Evropiane të Statistikave – Eurostat.

Në nivel të gjithë BE-së, ndërkaq, borxhet e përgjithshme shtetërore  arriti 83.1 për qind të BPV-së, që paraqet gjithashtu një rënie në nivel tremujor me 0.3 pikë përqindje nga 83.4 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kjo ulje  e borxhit vjen si pasojë e rritjes së BPV-së, vlerat absolute të së cilës e kanë tejkaluar rritjen e huave të qeverisë.

Krahasuar me nivelin vjetor, borxhi i qeverisë në tremujorin e dytë në Eurozonë u ul nga 93.5 në 90.3 për qind, ndërsa në BE nga 85.9 në 83.1 për qind.

 

 

Sipas vendeve, koeficient më të lartë të borxhit kombëtar  krahasuar me BPV-së në fund të tremujorit të dytë  të vitit 2023 kishte Greqia nga 166.5 për qind, përpara Italisë me 142.4, Francës me 111.9, Spanjës me 111.2, Portugalisë me 110.1 dhe Belgjikës me 106 për qind.

Në të njëjtën kohë, nivelin më të ulët të borxhit të qeverisë krahasuar me BPV-në kishte Estonia me 18.5 për qind, përpara Bullgarisë me 21.5 për qind, Luksemburgut me 28.2, Danimarkës me 30.2 dhe Suedisë me 30.7 për qind.

Në nivel tremujor në vitin 2023, në nëntë vende anëtare të BE-së shënohet një rritje e raportit të borxhit ndaj BPV-së, ndërsa në 18 rënie. Rritja më e lartë u regjistrua në Qipro me 2.2 pikë përqindje, përpara Sllovakisë me 1.6, Italisë me 1.5 dhe Finlandës dhe Estonisë me 1.3 pikë përqindje secila, ndërsa uljet më të mëdha u regjistruan në Letoni me 3.5, Kroaci 2.6, Portugali 2.2, Greqi 2.1, Maltë 1,7, Austri 1,6, Slloveni 1,5, Holandë 1,4, Gjermani 1,1 dhe Suedi me 1,0 pikë përqindje. 

 

 

Në nivel vjetor, megjithatë, në tremujorin e dytë të vitit 2023, gjashtë shtete anëtare shënuan rritje të borxhit në raport me BPV-në, ndërsa 21 rënie. Rritje e raportit është vërejtur në Luksemburg me 2,9 pikë përqindje, Finlandë 2,1, Estoni 1,6, Çeki 0,8, Sllovaki me 0,4 dhe Bullgari 0,2 pikë përqindjeje, ndërsa reduktimet më të mëdha janë në Greqi 16,6. Portugali 11,8, Qipro 8,1, Irlandë 7,4, Kroaci 6,0, Slloveni 4,5, Austri dhe Itali secila 4,0, Spanjë 3,3 dhe Holandë 3,1 pikë përqindje. qa/ar/

Foto: Eurostat

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR