Rënie e çmimit të naftës
- Çmimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar dukshëm ranë, pas katër javësh rritje, pasi presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi nga OPEK të ulë çmimet dhe njëkohësisht parapajmëroi rritje të prodhimit të naftës në SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 08:35, 27 janar, 2025
Londër, 27 janar 2025 (MIA) - Çmimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar dukshëm ranë, pas katër javësh rritje, pasi presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi nga OPEK të ulë çmimet dhe njëkohësisht parapajmëroi rritje të prodhimit të naftës në SHBA.
Çmimi i një fuçie në tregun londinez javën e kaluar ra për 2,8 për qind, në 78,50 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia lirohet për 4,1 për qind, në 74,66 dollarë.
Rënia e çmimeve në masë të madhe është rezultat i komenteve të Trampit i cili në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, tha se ka kërkuar nga OPEK ta ulë çmimin e naftës për t'i dëmtuar financat ruse dhe me këtë ta detyrojë Rusinë të fillojë negociata paqësore me Ukrainën.
Trampi edhe më parë tha se qëllimi i tij është ta rrisë prodhimin vendor të naftës, ndërsa njëkohësisht ta përshpejtojë dhënien e lejeve për projekte të reja. OPEK me vite ul prodhimtarinë për shkak të kërkesës së dobët pas krizës së koronavirusit, por karteli kohëve të fundit njoftoi rritje të prodhimtarisë.
Në rrethana të tilla, Agjencia Ndërkombëtare për Energji (IEA) vlerëson se oferta e naftës në vitin 2025 do të rritet për 1,9 milionë fuçi në ditë, madje edhe nëse OPEK dhe aleatët e tij shtyjnë rritjen e prodhimtarisë deri në vitin 2026, sepse prodhuesit e pavarur të udhëhequr nga SHBA do ta rrisin prodhimtarinë.
Për shkak të gjithë kësaj, javën e kaluar çmimet e naftës shënuan rënien e parë këtë vit. Megjithatë, ato ende janë në rritje në krahasim me fillimin e vitit - përafërsisht gjashtë për qind. sa/