• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje të re publike për transportuesit privat

Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje të re publike për transportuesit privat

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit sot publikoi thirrje të re publike për kthimin e transportuesve privatë në sektorin publik. Në dy thirrjet e para nuk është paraqitur askush, ndërsa siç informojnë nga Qyteti, thirrja e tretë ka dështuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruesve të aplikacioneve.

"Parashtruesit e aplikacioneve kishin dokumentacion jo të plotë. Procedura vijon dhe shpresojmë se së shpejti do të zbatohet me sukses, për çka do të informoheni me kohë", thonë për MIA-n nga Qyteti i Shkupit.

Në ueb faqen e Qytetit sot u publikua një shpallje e re me kushtet identike si dhe të asaj paraprake. Shpallja është e hapur deri më 24 prill.

Kërkohen transportues për linjat me nr. 9,11,11А,12,19,20,22,23,45,47А,52,54,55,61,63 dhe 73. Për këto linja do të nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR