• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Qyteti i Shkupit: Janë shqiptuar dy dënime për kompanitë "Mensur Turs" dhe "Ganiq ekskluziv" nga Shkupi

Qyteti i Shkupit: Janë shqiptuar dy dënime për kompanitë
Shkup, 16 janar 2022 (MIA) - Inspektorati i Qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në terren përmes kontrolleve të autobusëve dhe furgonëve që transportojnë udhëtarë, me ç'rast shqiptoi dy dënime për kompanitë "Mensur Turs" dhe "Ganiq Eksluziv" nga Shkupi,  njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. "Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me kontrollet dhe inspektimet e përditshme në terren të transportuesve të udhëtarëve, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të vazhdueshëm të rregulloreve ligjore për kryerjen e kësaj veprimtarie. U bëjmë thirrje kompanive që transportojnë udhëtarë që në punën e tyre të përditshme t'i përmbahen ligjeve, në mënyrë që të sigurojnë transport cilësor dhe të sigurt për qytetarët", thonë nga Qyteti i Shkupit. Dje Inspektorati ka shqiptuar dënim për kompanisë “Shoqata për transport, tregti dhe shërbime Rojal Travel SHPKNJP import-eksport Shkup”, për kryerjen e transportit pa licencë. Ndaj kësaj kompanie do të bëhet padi deri te institucionet kompetente, njoftuan nga vetëqeverisja lokale e Shkupit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR