Qytete gjermane po planifikojnë të pranojnë fëmijë nga Gaza dhe Izraeli
- – Qyteti gjerman Dyseldorf planifikon të pranojë fëmijë nga Rripi i Gazës dhe Izraeli të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ose të traumatizuar, pasi një nismë e tillë ishte publikuar nga qyteti Hanover, njoftoi DPA.
- Post By Fitore Curri
- 11:11, 3 gusht, 2025
Berlin, 3 gusht 2025 (MIA) – Qyteti gjerman Dyseldorf planifikon të pranojë fëmijë nga Rripi i Gazës dhe Izraeli të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ose të traumatizuar, pasi një nismë e tillë ishte publikuar nga qyteti Hanover, njoftoi DPA.
Kryetari i Dyseldorfit, Stefan Keler, e shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Hanoverit dhe tha se qyteti i tij ka për qëllim ta ndjekë shembullin.
Kryetari, gjithashtu, tha se kur bëhet fjalë për ndjeshmëri dhe parime, udhëheqësia politike e Dyseldorfit është e bashkuar dhe nuk ndahet sipas përkatësisë partiake.
Hanoveri të enjten deklaroi se do të pranojë deri 20 fëmijë, me mundësi për zgjerimin e nismës. Kryetari Belit Onaj tha se edhe qytete të tjera shprehën interesim për pjesëmarrje në nisma të ngjashme.
Planet e Dyseldorfit ende janë duke u zhvilluar. Autoritetet lokale do të fillojnë të shqyrtojnë hapa konkretë javën e ardhshme. fc/
Foto: EPA