Qyra shpalli fitore në Strugë
- – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës Strugë, Mendi Qyra sonte shpalli fitore.
- Post By Fitore Curri
- 21:18, 2 nëntor, 2025
Strugë, 2 nëntor 2025 (MIA) – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës Strugë, Mendi Qyra sonte shpalli fitore.
Në konferencën për media ai i falënderoi struganët të cilët i dhanë besimin, duke theksuar se ata sot shënuan historinë.
“Faleminderit të gjithëve, të gjithë qytetarëve në komunën Strugë që më mbështetën, që kuptuan se unë kam projekte të mira. Ata sot shkruan historinë. Por, historia do të përfundojë pas mandatit katërvjeçar, kur do të përfundojmë dhe do të kemi sukses historik për katër vjet”, tha Qyra.
Ai e falënderoi edhe shtabin e tij zgjedhor, por edhe partnerët e koalicionit në Qeveri për mbështetje.
Përkujtoi se kanë zhvilluar fushatë të civilizuar, pa presion, ryshfet dhe shantazhe.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga afro 97 për qind të votave të numëruara në Strugë, Mendi Qyra kryeson për 1.766 vota para kundërkandidatit të tij Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim e kryesuar nga BDI. fc/
Foto: MIA