• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qyçuk: Presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut është legjitim

Qyçuk: Presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut është legjitim
Sofje, 27 prill 2022 (MIA) – Presioni i jashtëm ndaj Bullgarisë lidhur me Maqedoninë e Veriut është legjitim pasi Bullgaria e ndërpren projektin evropian, ndërsa Komisoni evropian dha sinjal të qartë se dëshiron që vendi të jetë faktor shumë serioz në Ballkan, tha raportuesi për Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti Evropian dhe eurodeputeti Ilhan Qyçuk gjatë konferencës së nëntë vjetore “Ballkani në shekullin e 21-të - pikëpamja bullgare” me temë “Marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – Si prej tani e tutje”. Ai potencoi se është rrezik të propozohet ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, pasi vështirë do t’u sqarohet partnerëve në Shkup pse duhet të ndodh kjo dhe të lihet Shqipëria të vazhdojë vet, e jo së bashku me Maqedoninë e Veriut. Ish presidenti bullgar, Georgi Përvanov, megjithatë deklaroi se pozita kornizë e pranuar nga autoritetet në Sofje është dokument jofunksional me shumë përmbajtje dhe për përdorim të brendshëm, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Në të njëjtën kohë, ai komentoi se marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 ka krijuar ambient stabil, se i ripërtërit marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit, por për krahasim me marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës, ai me Sofjen nuk është i frytshëm. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR