QMK: Rruga deri te fshati Duf e kalueshme, do të pastrohet aksi rrugor Mavrovë - Galiçinik
- Rruga deri te fshati Duf në Komunën Mavrovë - Rostushë është e kalueshme, ndërsa ekipi për pastrimin është ende në terren për përfundimin e punës. Gjatë javës do të pastrohet aksi rrugor Mavrovë - Galiçnik, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Rruga deri te fshati Duf në Komunën Mavrovë - Rostushë është e kalueshme, ndërsa ekipi për pastrimin është ende në terren për përfundimin e punës. Gjatë javës do të pastrohet aksi rrugor Mavrovë - Galiçnik, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
"QMK rajonale Tetovë njofton se pas informacionit të marrë se rruga Mavrovë - Galiçnik nga 3 dhjetori i vitit 2024 ende nuk është e kalueshme, është konstantuar menjëherë me NP "Rrugët e Maqedonisë", pika Mavrovë prej ku kanë njoftuar se do të bisedojnë me persona të tretë dhe do të ndërmarrin akivitete për pastrimin e kësaj rruge gjatë javës", njofton QMK.
Në 24 orët e fundit ka pasur 1 679 thirrje në numrin e emergjencës 112 në QMK. Nga ato "reale" kanë qenë 54,62 pëfr qind, ndërsa 45,38 për qind kanë qenë për nevoja tjera të qytetarëve nuk nuk kanë qenë emergjente. Ndaj policisë janë bërë 70,20 për qind, ndaj ndihmës mjekësore emergjente 22,52 për qind, ndërsa ndaj zjarrfikësve 3,31 për qind. mb/
Foto: MIA