• e enjte, 04 dhjetor 2025

QMK: Nën kontroll zjarri në deponinë Drislla, zjarre aktive në Koçan dhe Tetovë

QMK: Nën kontroll zjarri në deponinë Drislla, zjarre aktive në Koçan dhe Tetovë

Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Në territorin e gjithë vendit deri në orën 18 ka dy zjarre aktive, në vendbanimin e quajtur Carev Vrv në Koçan dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit te restoranti "Uli" në Tetovë. Nën kontroll është vënë zjarri në deponinë Drislla, në territorin e komunës së Studeniçanit, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Janë shuar shtatë zjarre, dy prej të cilave në Krushevë, në fshatin Lokveni dhe në deponinë e qytetit (mbeturina) dhe një në komunën e Shuto Orizarës, në rrugën "Haxhi Jovan Shishko" (deponi). 

Është shuar zjarri në komunën e Novo Sellës, tek fshati Mokrievë (bar i thatë dhe manaferra), në komunën e Velesit, në fshatin Rashtani (bar i thatë), në komunën e Kumanovës, në fshatit Koliqko (mbeturina) dhe në komunën e Likovës, në fshatin Llojanë (kashtë). rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR