• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Gjithsej pesë zjarre në qiell të hapur, dy prej të cilëve janë shuar, ndërsa tre janë aktive

QMK: Gjithsej pesë zjarre në qiell të hapur, dy prej të cilëve janë shuar, ndërsa tre janë aktive

Shkup, 9 gusht 2025 (MIA) - Në territorin e vendit deri në orën 12:30, ka pasur gjithsej pesë zjarre në qiell të hapur, dy prej të cilave janë shuar, ndërsa tre janë ende aktivë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarret janë aktive në afërsi të fshatit Bratindol, në Komunën e Manastirit, ku digjet bar i thatë në një fushë, zjarri në Komunën e Prilepit, ku digjet bar i thatë mbi kazermat në Prilep, dhe në Komunën e Vallandovës, ku digjet bar i thatë përgjatë rrugës Vallandovë-Dojran.

Dy zjarre janë nën kontroll, në Komunën e Tetovës, ku digjen mbeturina pranë stacionit hekurudhor dhe në Komunën e Rankovcit, ku digjen bar i ulët dhe pyll i imët. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR