• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Gjithsej 13 zjarre në hapësirë të hapur, një është aktiv, tre nën kontroll dhe nëntë janë shuar

QMK: Gjithsej 13 zjarre në hapësirë të hapur, një është aktiv, tre nën kontroll dhe nëntë janë shuar

Shkup, 26 gusht 2025 (MIA) – Në territorin e vendit sot nga ora 20:30 ka gjithsej 13 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat një është aktiv, tre janë nën kontroll dhe nëntë janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Aktiv është zjarri në fshatin Dobridoll të komunës së Vrapçishtit, ku digjet bimësi e ulët.

Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit: Zona shumëfunksionale "Jasen" (pyll i përzier), Komuna e Gjevgjelisë: në malin Kozhuf (zjarr nëntokësor) dhe komunën e Dollnenit: f. Dolgaec dhe f. Strovija (pyll i përzier).

Janë shuar zjarret në Komunën e Kumanovës: rr. Done Bozhinov (mbeturina); Komuna e Dollnenit: f. Alinci (deponi); Komuna e Prilepit: f. Lagovë (bimësi e ulët); Komuna e Strugës: f. Dellogozhdë (kashtë); Komuna e Vrapçishtit: f. Vrapçisht (bimësi e ulët); Komuna e Brvenicës: f. Radiovcë (bimësi e ulët dhe pyll i përzier); Komuna e Gazi Babës: pas SHNP Idrizovë (bimësi e ulët); Komuna e Ohrit: f. Mesheishtë (bar dhe kashtë e thatë) dhe Komuna e Tetovës: f. Reçicë e Madhe (bimësi e ulët dhe pyll).

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR