• e enjte, 04 dhjetor 2025

QMK: Gjashtë zjarre aktive, nën kontroll janë pesë

QMK: Gjashtë zjarre aktive, nën kontroll janë pesë

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Gjithsej 38 zjarre në ambient të hapur janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit. Nën kontroll janë pesë zjarre, ndërsa aktive janë gjithsej gjashtë zjarre.

Siç kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), zjarret janë aktive në fshatin Niviçinë, Mal Goten dhe Malet e Maleshevës në komunat Vasilevë, Radovish dhe Berovë, ku digjen pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi e ulët.

Në Komunën Makedonski Brod, në fshatin Greshnicë, digjet pyll i përzier dhe bar i thatë, midis fshatrave Lokvicë dhe Krapë digjet pyll i degraduar lisi, shkurre dhe bimësi e ulët, në fshatin Latovë, tek vendi Markova Stapalka, digjen shkurre dhe bar i thatë.

Në Komunën e Prilepit, zjarret janë aktive në fshatin Shtavicë drejt fshatrave Çumovë, Vollkovë dhe Prilepec, ku digjet bimësi e ulët dhe pyje të degraduara, ndërsa në Komunën e Zhelinës ka zjarr midis fshatrave Cerovë dhe Grupçin, ku digjen pyje të ulëta dhe të degraduara.

Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Resnjës, më saktë në fshatin Shurlenc deri në fshatin Ezerani, në Komunën e Dojranit pranë fshatit Nikoliq, në Komunën e Velesit në fshatin Xhidimirci, Krushje dhe Ivankovc, në Komunën e Gostivarit në fshatin Simnicë dhe në Komunën e Prilepit, midis fshatrave Careviq dhe Smolani.

Siç kumtojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për menaxhim me kriza, janë shuar gjithsej 27 zjarre. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR