QMK: Bie nga varka në Liqenin e Dojranit, e shpëton policia
- Policia kufitare në Dojran dje ka shpëtuar një person që ka rënë nga varka në Liqenin e Dojranit, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Fami Bajrami
- 11:55, 7 nëntor, 2024

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Policia kufitare në Dojran dje ka shpëtuar një person që ka rënë nga varka në Liqenin e Dojranit, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas informacioneve të QRMK Strumicë në numrin e emergjencës 112 në orën 11:08 është marrë njoftim për një person i cili ka rënë nga varka dhe po mbytet diku në mes të liqenit të Dojranit.
Pas denoncimit në Stacionin policor në Gjevgjeli, Policia kufitare e cila ndodhej në terren ka ndërhyrë menjëherë, duke shpëtuar personin dhe duke e nxjerrë varkën nga uji.
Foto: arkivi i MIA-s