QMK: Aktive 11 zjarre, një nën kontroll
- Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi sonte se deri në orën 19:00 janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, 11 prej të cilave janë aktive dhe një është nën kontroll.
- Post By Melahat Baftija
- 20:19, 8 korrik, 2025
Shkup, 8 korrik 2025 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi sonte se deri në orën 19:00 janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në të gjithë vendin, 11 prej të cilave janë aktive dhe një është nën kontroll.
Zjarret janë aktive pranë Samokovit dhe midis fshatrave Creshevë, Llokvicë dhe Sllatina në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer dhe afër Kuçevishka bara në komunën e Çuçer Sandevës, pranë fshatit Lubanci në komunën e Butelit, nën Solunska gllava midis burimeve të Babunës dhe Banina Dupkës, afër fshatit Beshishte në rajonin e Prilepit dhe nga fshati Volino deri në fshatin Livada në komunën e Ohrit. Zjarre aktive ka edhe përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë, ku digjet bimësi e ulët, si dhe pranë fshatit Krushevicë, Kavadar dhe fshatit Nikoliq pranë Dojranit.
Sipas informacioneve nga QMK-ja, nëntë zjarre janë shuar dhe dy janë lokalizuar.
Në vend është shpallur gjendje krize prej 30 ditëve në nivel të të gjithë shtetit për shkak të zjarreve. mb/
Foto: MIA