• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Aktiv zjarri në Tumçevishtë, nën kontroll janë zjarret në Jasen dhe në rrethinën e Prilepit

QMK: Aktiv zjarri në Tumçevishtë, nën kontroll janë zjarret në Jasen dhe në rrethinën e Prilepit

Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) - Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, sonte në vend ka vetëm një zjarr aktiv, pranë fshatit Tumçevishtë, në Komunën e Vrapçishtit. Deri në orën 18:30 të sotëm, tre zjarre janë vënë nën kontroll, ndërsa 11 janë shuar.

Nën kontroll janë vendosur Komuna Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier); Komuna Prilep: f. Belovodicë, vendi i quajtur Livadh dhe f. Lenishtë (pyll ahu); 3. Komuna Dollnenit: f. Strovjë dhe f. Dolgaec (pyll i përzier).

Janë shuar zjarret në:

 1. Komuna Sopishtë: te Diga e Liqenit Kozjak (vegjetacion i ulët dhe pyll);
 2. Komuna Studeniçan: f. Koliçani Epërm dhe f. Draçevicë, maja malore Kitkës (pyll i përzier);
 3. Komuna Kërçovë: f. Dushegubicë (vegjetacion i ulët dhe pyll i ulët);
 4. Komuna Ohër: f. Velgosht (vegjetacion i ulët);
 5. Komuna Veles: f. Klukovecë (vegjetacion i ulët);
 6. Komuna Rosoman: f. Debreshte (vegjetacion i ulët);
 7. Komuna Kavadarci: f. Brushan (vegjetacion i ulët);
 8. Komuna Demir Hisar: f. Kutretinë (deponi);
 9. Komuna Manastir: v. Tëpsija (vegjetacion i ulët);
 10. Komuna Bërvenicë: f. Miletinë (vegjetacion i ulët);
 11. Komuna Gostivar: afër Spitalit në Gostivar (vegjetacion i ulët). mb/

Foto: MIA     

 

QËNDRONI TË LIDHUR