• e shtunë, 05 tetor 2024

Qindra predha të tankeve e goditën kampin e refugjatëve Xhabalia

Qindra predha të tankeve e goditën kampin e refugjatëve Xhabalia

Gazë, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Qindra predha të tankeve e goditën kampin e refugjatëve Xhabalia në pjesën veriore të Rripit të Gazës, edhe pse operacionet tokësore izraelite janë të përqendruara në jug të enklavës, informon Bi-Bi-Si.

Në raportin e Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur në bombardimin e disa ndërtesave banesore në Xhabalia. 

Autoritetet lokale në Gazë njoftuan se rreth 100.000 persona ende janë në Xhabalia pa ushqim ose kujdes medicinal, përderisa tanket izraelite e kanë rrethuar kampin.

Mediat në Izrael njoftuan se forcat izraelite e kanë ndërmarrë zyrën kryesore të Hamasit dhe kanë gjetur tunele dhe armë.

Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), Daniel Hagari ka konfirmuar se armata lufton "në zemër të Xhabalisë dhe në rajonin Shexhai". fc/

Fotografia: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR