• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qindra mijëra persona në SHBA mbetën pa energji elektrike për shkak të motit të keq

Qindra mijëra persona në SHBA mbetën pa energji elektrike për shkak të motit të keq

Uashington, 4 prill 2024 (MIA) - Qindra mijëra njerëz në shumë shtete federale në SHBA mbetën pa rrymë, ndërsa në disa pjesë të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të stuhive të fuqishme për të cilat ekziston rreziku që të shndërrohen në tornado, transmeton Si-Bi-Es Njuz.

Gjatë natës një stuhi e fuqishme e goditi Xhefersonvilin, në shtetin federal Xhorxhia, si dhe shtetin Indiana, ndërsa numri i të lënduarve në disa vende nuk tejkalon dhjetë. 

Ekzistojnë dyshime se në vendin Tulla, në shtetin federal në Oklahoma, një rast i vdekjes ka lidhje me motin e ligë.

Në katër qarqe në Floridën qendrore, ku jetojnë rreth 6,5 milionë persona, vlen paralajmërimi për rrezik nga tornado, me erëra prej 110 kilometra në orë.

Sinoptikanët paralajmërojnë se stuhitë e fuqishme "të afta të prodhojnë disa tornado" sot ka mundësi t'i godasin Virxhininë lindore dhe Karolinën veriore. 

Të martën, 16 tornado ishin regjistruar në agjencitë shtetërore meteorologjike në Kentaki, Ilinois, Tenesi, Ohajo, Alabama dhe Xhorxhia. 

Në Tenesi, rreth 40.000 shtëpi dhe objekte afariste mbetën pa rrymë pasi vetëtima goditi një trafostacion. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR