Qeveria: Vendimi i SHBA-së për kostot doganore nuk do të ketë impakt të madh në ekonominë tonë, kemi plan përgatitor për tejkalimin e situatës
- Sa i përket vendimit të SHBA-së për kostot doganore, për ne bëhet fjalë për një vendim të pritshëm të administratës amerikane i cili nuk ka anashkaluar asnjë vend në botë - madje as Britaninë e Madhe, Kanadanë, Bashkimin Evropian e qindra shtete të tjera, njoftuan sot pasdite nga Qeveria në lidhje me njoftimin e presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e tarifave pothuajse në të gjithë botën, duke përfshirë 33 për qind për eksportet e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:01, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Sa i përket vendimit të SHBA-së për kostot doganore, për ne bëhet fjalë për një vendim të pritshëm të administratës amerikane i cili nuk ka anashkaluar asnjë vend në botë - madje as Britaninë e Madhe, Kanadanë, Bashkimin Evropian e qindra shtete të tjera, njoftuan sot pasdite nga Qeveria në lidhje me njoftimin e presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e tarifave pothuajse në të gjithë botën, duke përfshirë 33 për qind për eksportet e Maqedonisë së Veriut.
Ekipet qeveritare tanimë po analizojnë pasojat e mundshme dhe së bashku kemi përgatitur një plan për tejkalimin e situatës. Ky vendim nuk do të ketë një ndikim të madh në ekonominë tonë, por ne kemi një plan të qartë se çfarë do të bëjmë më tej.
Kontaktet me administratën amerikane tashmë janë vendosur dhe do të vazhdojnë në nivel të lartë dhe Qeveria do të punojë për gjetjen e një zgjidhje dhe zbatimin e planit.
Ajo që është e rëndësishme të përmendet është se nuk ka nevojë për ndonjë panik, as për reagime dhe konkluzione të nxituara. Bëhet fjalë për diçka që është paralajmëruar prej kohësh nga kjo administratë dhe asnjë vend i vetëm nuk është anashkaluar – madje as partnerët më të vjetër dhe më tradicional të SHBA-së.
Kjo është përpjekje për të rinegociuar marrëdhëniet tregtare të botës – diçka që ishte e nevojshme dhe megjithëse tani për disa ky ishte një lajm shokues, për të tjerët do të jetë një mundësi.
Ne e dimë se kjo situatë është një mundësi për shumë njerëz që nuk ia dëshirojnë të mirën Qeverisë që të sulmojnë pabazë dhe të përpiqen të dëmtojnë reputacionin tonë - qoftë për interesa personale, për qëllime partiake apo nga dashakeqësia. Dhe disa për shkak të dilemave të justifikuara - dhe ne i kuptojmë plotësisht ato.
Sulmet që i dëgjojmë nga grupi i parë i sipërpërmendur - nuk janë asgjë e re. Janë të pritshme dhe ata nuk dinë më mirë se kaq. Por ne do t'i mbijetojmë sulmeve të tyre dhe do të jemi më të fortë - do të bindeni në këtë", thuhet në komunikatën e Pres shërbimit të qeverisë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s