• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qeveria ukrainase autorizoi ministra për ta nënshkruar marrëveshjen me Uashingtonin

Qeveria ukrainase autorizoi ministra për ta nënshkruar marrëveshjen me Uashingtonin

Kiev, 27 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria e Ukrainës sot i autorizoi ministrat e Ekonomisë dhe të Punëve të Jashtme ta nënshkruajnë marrëveshjen kornizë me Uashingtonin për eksploatimin e resurseve minerale ukrainase.

"Julija Svidirenko dhe Andrij Sibiga do ta nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale, me të cilën konfirmohen rregullat dhe kushtet për fondin e planifikuar investues për rikonstruim", njoftoi Qeveria ukrainase.

Është paraparë që presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ta finalizojë nesër në Uashington marrëveshjen për mineralet e rralla, sipas së cilës të ardhurat nga shfrytëzimi i mineraleve do të deponohen në një fond të përbashkët amerikano-ukrainas.

Ukraina thuhet se ka rreth pesë për qind të burimeve minerale në botë, por ato që Tramp dëshiron janë kryesisht të pashfrytëzuara, të vështira për t'u nxjerrë ose de fakto nën kontrollin rus, sepse ndodhen në territoret e pushtuara. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR