• e martë, 24 dhjetor 2024

Qeveria: U miratua struktura negociuese për negociatat me Bashkimin Evropian

Qeveria: U miratua struktura negociuese për negociatat me Bashkimin Evropian
Shkup, 5 shtator 2022 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje tematike, në të cilën krahas kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe anëtarëve të Qeverisë, mori pjesë dhe foli edhe shefi i Delegacionit të bashkimit Evropian në Maqedoni të Veriut, E.T. Dejvid Gir. Në mbledhje, siç informojnë nga Qeveria, u miratua struktura negociuese për negociatat me Bashkimin Evropian. "Me rëndësi të posaçme për definimin e mëtejmë të aktiviteteve të cilat do të pasojnë, ishte miratimi i strukturës së reviduar për negociata për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të cilën e jep mekanizmi koordinues për zhvillim të negociatave me Unionin. Informata me propozim për revizion të mekanizmit koordinues të RMV-së për negociata inkuadruese me BE-në dhe Vendimi për vendosje të strukturës për negociatat u miratua unanimisht nga anëtarët e Qeverisë", thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp. Strukturën e re të miratuar për negociata e përbëjnë - negociuesi kryesor për negociata për inkuadrim të RMV-së në BE, të cilën  e kryen zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe zëvendësi i negociuesit kryesor, të cilën e kryen sekretarja shtetërore për çështje evropiane, i cili njëherit është edhe kryesues i Komitetit për stabilizim dhe asociim, Drita Abdii Halili. Nga Qeveria informojnë se mbeten edhe trupat e paraparë në vitin 2019 dhe atë - Komiteti për negociata për inkuadrim të RMV-së në BE kryesuar nga kryetari i Qeverisë si trup më i lartë politik i Qeverisë për koordinim të negociatave inkuadruese, Delegacioni shtetëror për negociata për inkuadrim të RMV-së në BE, të cilën do ta kryesojë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Grupi për negociata për inkuadrim të RMV-së në BE si trup profesionist, Komiteti i punës për integrim evropian, Grupet e punës për negociata inkuadruese si trupa ndihmës të Komitetit të punës. Sekretariat i vetëm i procesit negociues është Sekretariati për çështje evropiane (SÇE), duke pasur parasysh atë që kompetencat dhe roli i SÇE-së përfshirë edhe për koordinim të tërë procesit të negociatave inkuadruese është rregulluar në Ligjin për Qeverinë. Plotësisht, SÇE obligohet të jetë edhe depozitues i tërë dokumentacionit lidhur me negociatat inkuadruese, si dhe të ketë koordinues në të gjitha grupet e punës, kompetent për aspektet metodologjike dhe të procesit dhe koordinim me trupat e tjerë të strukturës për negociata. Njëherit, SÇE merr kompetenca edhe në përgatitjen e akteve të nevojshme juridike me të cilat do të definohen procedurat e punës së trupave. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR