Qeveria suedeze dënoi djegien e Kuranit
- Qeveria suedeze dënoi djegien e Kuranit para xhamisë kryesore në Stokholm, duke e quajtur "akt islamofobik", pasi organizata ndërkombëtare islamike bëri thirrje në masa për të shmangur përdhosjen e ardhshme të librit të shenjtë mysliman.
- Post By Sara Ademi
- 13:01, 3 korrik, 2023

Stokholm, 3 korrik 2023 (MIA) - Qeveria suedeze dënoi djegien e Kuranit para xhamisë kryesore në Stokholm, duke e quajtur "akt islamofobik", pasi organizata ndërkombëtare islamike bëri thirrje në masa për të shmangur përdhosjen e ardhshme të librit të shenjtë mysliman.
"Qeveria suedeze plotësisht i kupton veprat islamofobe të kryera nga individë të protestave në Suedi të cilat mund të jenë ofenduese për myslimanët", citohet në kumtesën e Ministrisë suedeze për Punë të Jashtme.
"Fuqishëm i dënojmë këto veprime, të cilat në asnjë mënyrë nuk reflektojnë qëndrimet e qeverisë suedeze", shtohet në kumtesë.
Dënimi erdhi si përgjigje e thirrjes së aksionit kolektiv të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC), dega e së cilës gjendet në Arabinë Saudite, për të shmangur përdhosjen e ardhshme të Kuranit. sa/
foto. EPA