• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria sllovene ia dërgoi Parlamentit propozimin për njohjen e Palestinës

Qeveria sllovene ia dërgoi Parlamentit propozimin për njohjen e Palestinës

 Lubjanë, 30 maj 2024 (MIA)  - Qeveria sllovene e ka miratuar propozimin për njohjen e shtetit të Palestinës dhe e ka dërguar në Parlament për miratim përfundimtar, deklaroi sot pas seancës së Qeverisë kryeministri slloven Robert Golob.

 Asambleja pritet të votojë për propozimin javën e ardhshme, e cila do të përfundonte procesi i njohjes së shtetit të Palestinës nga Sllovenia, njoftoi agjencia STA.

 Golobi theksoi se vendimi nuk është i drejtuar kundër askujt, përfshirë Izraelin, por se është një mesazh për paqe.

 "Jam i bindur se edhe vendet e tjera do ta ndjekin këtë shembull dhe se e gjithë bota duhet të punojë për paqen dhe zgjidhjen me dy shtete", tha ai.

 Qeveria filloi procesin e njohjes së Palestinës më 9 maj, duke paralajmëruar se do të dërgojë një propozim në Parlament më së voni deri më 13 qershor dhe duke thënë se njohja do të bazohet në kufijtë izraelito-palestinez të vitit 1967, që do të thotë se shteti i Palestinës e përfshin edhe Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

 Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajonu, theksoi se disa vende të BE-së po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë, pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohën Palestinën në fillim të kësaj jave.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR