Qeveria siriane ka nënshkruar marrëveshje armëpushimi me kurdët
- Qeveria qendrore e Sirisë ka arritur marrëveshje me autoritetet kurde që kontrollojnë pjesën verilindore të vendit, e cila përfshin armëpushim dhe bashkim të formacionit të armatosur vendor me armatën siriane.
- Post By Sara Ademi
- 08:57, 12 mars, 2025

Damask, 12 mars 2025 (MIA) - Qeveria qendrore e Sirisë ka arritur marrëveshje me autoritetet kurde që kontrollojnë pjesën verilindore të vendit, e cila përfshin armëpushim dhe bashkim të formacionit të armatosur vendor me armatën siriane.
Formacioni i udhëhequr nga kurdët, i njohur si Forcat Demokratike Siriane, ka mbështetje nga SHBA. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i përkohshëm i shtetit, Ahmad al Shara dhe komandanti i Forcave Demokratike Siriane, Mazlum Abdi.
Kjo është një ngjarje e madhe, pasi ajo sjell pjesën më të madhe të Sirisë nën kontrollin e qeverisë në Damask, e cila udhëhiqet nga grupi në krye të koalicionit të armatosur që rrëzoi presidentin Bashar al-Asad në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas marrëveshjes, e cila do të zbatohet deri në fund të këtij viti, të gjitha pikat kufitare me Irakun dhe Turqinë në verilindje, si dhe aeroportet dhe vendburimet e naftës, do të jenë nën kontrollin e qeverisë qendrore. Kurdët sirianë do të marrin të drejtat e tyre, përfshirë arsimin dhe përdorimin e gjuhës së tyre. Këto të drejta iu mohuan atyre për dekada nën regjimin e Asadit. sa/
Foto: EPA