• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria shqiptare do të investojë mbi 57 milionë euro në teknologji për transformim digjital të arsimit

Qeveria shqiptare do të investojë mbi 57 milionë euro në teknologji për transformim digjital të arsimit

Tiranë, 6 gusht 2025 (MIA) - Qeveria e Shqipërisë ka për qëllim ta përmirësojë infrastrukturën teknologjike në shkolla deri në vitin 2030, për çka parasheh të investojë 5,5 miliardë lekë (mbi 57 milionë euro). Për atë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Sportit e dërgoi për konsultim publik projekt-dokumentin për digjitalizim të arsimit të lartë dhe atij parauniversitar në 5 vitet e ardhshme. si kusht fundamental për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

"Mjetet janë dedikuar për 654 laboratore të mençura në 615 shkolla, sigurim të laptopëve për 5.500 mësimdhënës, përmirësim të qasjes drejt internetit të brezit të gjerë dhe krijim të platformave qendrore për menaxhim me informata akademike dhe shkencore", kumtoi abcnews.al.

Sipas planit të propozuar, nisma për laboratore të mençura do të vazhdojë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend. Pritet 32 milionë lekë të financuara nga buxheti shtetëror dhe partnerët ndërkombëtarë të dedikohen për pilot-projekte, me qëllim të përfshirjes së inteligjencës artificiale në mësim.

"Programi përfshin edhe trajnim për 16 mijë mësimdhënës me 10 module nga teknologjia informatike-komunikuese dhe ndërtim të platformës digjitale me dedikim për trajnim të mësimdhënësve, për çka janë paraparë 417 milionë lekë, nga buxheti shtetëror dhe donatorët. Mes qëllimeve është edhe zgjerimi i rrjetit WI-FI, internet i shpejtë jokabllor në të gjitha institucionet e arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë", shton televizioni.

Në projekt-tektin e propozuar përmenden edhe çështjet e ndjeshme të kohëmëparshme lidhur me rreziqet nga ekspozimi i fëmijëve ndaj internetit, që parasheh "ndërmarrje të masave konkrete dhe ngritje të vetëdijes në shkolla për parandalim të maltretimit kibernetik".

 

QËNDRONI TË LIDHUR