• e premte, 14 mars 2025

Qeveria polake kritikon presidentin Duda se kërkon armë bërthamore përmes mediave

Qeveria polake kritikon presidentin Duda se kërkon armë bërthamore përmes mediave

 Varshavë, 13 mars 2025 (MIA) - Qeveria polake e kryeministrit Donald Tusk në parim mbështeti apelin e sotëm të presidentit polak Andzhej Duda  që SHBA të vendos armë bërthamore në Poloni, por ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Tomas Shemonjak e paralajmëroi presidentin që të mos e bëjë këtë përmes mediave sepse rrezikon të refuzohet sërish.

"Nuk ka asgjë më të keqe se sa të shpallësh një ide koherente, e më pas të marrim një përgjigje tre ditë më vonë se nuk bëhet fjalë. Sepse kjo thjesht dobëson pozicionin tonë. Çështje të tilla rregullohen në kabinet dhe kur jemi të sigurt se ka një mënyrë për ta arritur atë",  deklaroi Shemonjak  për televizionin privat polak TVN24. 

 Kjo nuk është hera e parë që presidenti polak publikisht, përmes mediave apo në fjalime, të kërkojë përfshirjen e Polonisë në programin amerikan të ndarjes bërthamore, sipas të cilit pesë vende kanë raketa bërthamore amerikane, përdorimi i të cilave vendoset nga SHBA, ose për të përmendur se diskutimet për të janë duke u zhvilluar.

Megjithatë, çdo herë Uashingtoni mohoi se kishte pasur ndonjë bisedë apo se tema ishte në tavolinë. 

 Presidenti polak, në një intervistë të publikuar sot nga "Fajneshëll tajms", i bëri thirrje SHBA-së që të vendosin raketa bërthamore në Poloni.

"Kufijtë e NATO-s u zhvendosën drejt lindjes në vitin 1999, ndërsa 26 vjet më vonë, ka ardhur koha që edhe infrastruktura e NATO-s të lëvizë drejt lindjes. Për mua, është e natyrshme",  tha Duda, duke kujtuar se Rusia, pa asnjë hezitim dhe pa pyetur askënd, tashmë i ka zhvendosur armët e saj taktike bërthamore në perëndim, në Bjellorusi. 

 Zëvendëskryeministri në qeverinë e Tuskut, ministri i Digjitalizimit, Kshishtov Gavkowski, sot deklaroi  se nuk duhet të hidhet poshtë asnjë ide që rrit sigurinë e Polonisë. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR