• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria për MIA-n: Takimi midis Kovaçevskit dhe Mickoskit nesër pasdite në orën 16

Qeveria për MIA-n: Takimi midis Kovaçevskit dhe Mickoskit nesër pasdite në orën 16
Shkup, 3 tetor 2022 (MIA) – Në Qeveri nesër pasdite do të mbahet takimi midis kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria. Takimi, siç informojnë nga Qeveria për MIA-n do të mbahet në orën 16. Paraprakisht, në një emision në televizionin 24, Maja Kadievska e VMRO-DPMNE-së kumtoi se është pranuar ftesa e kryeministrit Kovaçevski dhe se në takim do të marrë pjesë ekipi ekonomik i partisë së kryesuar nga Hristian Mickoski. "Është pranuar ftesa e kryeministrit Kovaçevski për takimin e nesërm ku do të marrë pjesë edhe ekipi ekonomik i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga Hristian Mickovski. I ofrojmë resurset dhe konceptin tonë. Nesër do të njoftohet edhe kryeministri. Duhet të diskutohet në kohë të tilla të vështira dhe partia më e madhe opozitare të ulet së bashku me Qeverinë", deklaroi sonte Kadievska.

QËNDRONI TË LIDHUR