Qeveria mori vendim për dërgimin e pjesëtarëve të armatës në stërvitje në Gjermani
- Post By Fitore Curri
- 17:38, 26 korrik, 2022

Shkup, 26 korrik 2022 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, mori vendim për dërgimin e 134 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitjen „SABER JUNCTION 22“, e cila do të mbahet në Gjermani në periudhën prej 28 gusht deri më 21 shtator të vitit 2022.
"Në mbledhjen e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni i Ministrisë së Mbrojtjes për hyrje dhe qëndrim të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e stërvitjeve për evakuim të njerëzve në kushte të vështira malore", bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë. fc/