• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria miratoi udhëzime për koordinimin dhe përgatitjen e procesit të skriningut

Qeveria miratoi udhëzime për koordinimin dhe përgatitjen e procesit të skriningut
Shkup, 4 tetor 2022 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme, në vigjilje të fillimit të skriningut bilateral me Bashkimin Evropian, që duhet të fillojë më 7 nëntor, me kërkesë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, miratoi udhëzime për koordinimin dhe përgatitjen e procesit të skriningut. "Me udhëzimet përpunohen çështje të rëndësishme për fillimin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në skrining, si edhe organizimin dhe procedurat e grupeve të punës në proces dhe vlerësimin e harmonizimit të rregullave vendore me legjislativën e Bashkimit Evropian dhe zbatimin e tyre (skriningun)", kumtuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë. Raportin e skriningut bilateral e përgatitë Komisioni Evropian, pas përfundimit të tij, ndërsa dokumenti në formë të projekt-Raportit, do t'u ndahet institucioneve kompetente në vend para se ai të dorëzohet për miratim në Këshillin e BE-së.

QËNDRONI TË LIDHUR