Qeveria izraelite e anuloi votimin për armëpushim, më shumë se 80 njerëz janë vrarë në Gazë
- Zëdhënësi i Qeverisë izraelite sot deklaroi se qeveria nuk do të takohet derisa lëvizja Hamas nuk i pranon kushtet nga marrëveshja për armëpushim.
- Post By Besnik Shuki
- 19:02, 16 janar, 2025

Tel Aviv, 16 janar 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë izraelite sot deklaroi se qeveria nuk do të takohet derisa lëvizja Hamas nuk i pranon kushtet nga marrëveshja për armëpushim.
Dejvid Menser e përsëriti qëndrimin e Qeverisë izraelite se Hamasi "e shkel marrëveshjen", me çka, siç theksoi, u krijua "krizë në momentin e fundit".
"Qeveria izraelite nuk do të takohet derisa negociatorët nuk e informojnë se Hamasi i ka pranuar të gjitha elementet e marrëveshjes, të cilat paraprakisht janë dakorduar", tha Menser.
Më shumë se 80 njerëz janë vrarë në 24 orët e fundit në sulmet izraelite ndaj Gazës pas publikimit të marrëveshjes për armëpushim, publikoi Mbrojtja civile e menaxhuar nga Hamasi.
Sipas paralajmërimeve, marrëveshja për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit duhet të hyjë në fuqi të dielën më 19 janar. Megjithatë, kjo duhet të miratohet nga qeveria izraelite. bsh/