• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qeveria izraelite do të votojë sonte për marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës

Qeveria izraelite do të votojë sonte për marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 15 janar 2025 (MIA) - Qeveria izraelite sonte pritet të votojë për marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve, kumtoi ministria izraelite e Punëve të Jashtme. 

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar deklaroi se ai do të ndërprejë vizitën e tij në Evropë për të marrë pjesë në seancën e Kabinetit të Sigurisë dhe për të votuar në qeveri për marrëveshjen. 

"Pas përparimit në negociatat për lirimin e pengjeve, ministri Sar ka ndërprerë vizitën e tij diplomatike, e cila ishte planifikuar të vazhdonte nesër në Hungari. Ai do të kthehet në Izrael sonte për të marrë pjesë në diskutimet dhe votimet e pritura të Kabinetit të Sigurisë dhe Qeverisë", theksohet në kumtesën e MPJ-së izraelite. 

Më herët, "Tajms of Izrael", duke cituar një përfaqësues të paemëruar amerikan dhe një arab, publikoi se Izraeli dhe Hamasi kanë rritur marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

"Marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve u arrit pasi kryeministri i Katarit u takua me negociatorët e Hamasit dhe veçmas me negociatorët izraelitë në zyrën e tij, theksoi përfaqësuesi i paemëruar. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR