• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria irakiane po përgatitet të mbyllë misionin e forcave ndërkombëtare në vend

Qeveria irakiane po përgatitet të mbyllë misionin e forcave ndërkombëtare në vend

 Bagdad, 5 janar 2024 (MIA)  -  Qeveria irakiane formon komitet për përgatitjen e mbylljes së misionit të forcave ndërkombëtare në vend, të udhëhequr nga SHBA-ja,  kumtoi sot zyra e kryeministrit irakian, Mohamad Shia al- Sudani.

Komiteti dypalësh do të përgatitet për t'i dhënë fund përgjithmonë pranisë së forcave të koalicionit ndërkombëtar në Irak, thuhet në kumtesë.  Komiteti do të përfshijë përfaqësues të koalicionit ushtarak, deklaroi një zyrtar qeveritar. 

Paralajmërimi  erdhi një ditë pasi një sulm amerikan në Bagdad e vrau udhëheqësin e   milicisë irakiane të mbështetur nga Irani. 

 Vrasja shkaktoi zemërim në mesin e grupeve iraniane që kërkuan nga qeveria irakiane tandërpresë praninë e koalicionit ndërkombëtar në Irak.

Ushtria amerikane e kreu sulmin të enjten si hakmarrje për sulmet e fundit ndaj personelit amerikan, kumtoi Pentagoni. 

 SHBA-ja ka 900 trupa në Siri dhe 2.500 në misionin në Irak, të cilat Uashingtoni thotë se synojnë t'i këshillojnë dhe t'u ndihmojnë forcave lokale në  përpjekje për ta parandaluar ripërtëritjen e Shtetit Islamik, i cili mori  një pjesë të madhe të të dy vendeve në vitin 2014 përpara se të tërhiqet.

Grupet e milicisë  në Irak de Siri, të cilat janë të orientuara ndaj Iranit të lidhura ndaj Iranit  kundërshtojnë operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës dhe e konsiderojnë SHBA-bë  pjesërisht përgjegjëse për konfliktin. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR