• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria gjermane: Nuk ka moratorium për eksport të armës në Izrael

Qeveria gjermane: Nuk ka moratorium për eksport të armës në Izrael

Berlin, 19 shtator 2024 (MIA) - Qeveria gjermane i ka hedhur posht raportet e mediave, sipas së cilave Gjermania më nuk do të jep leje për eksport të armës për Izraelin, njoftoi DPA.

"Nuk ka moratorium për eksport të armës për Izraelin dhe nuk do të ketë", u përgjigj në pyetjen e DPA-së, zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë në Berlin.

Zëdhënësi tha se Qeveria federale merr vendime për dhënien e lejeve për eksport të armës për çdo rast individual, duke i marrë parasysh kushtet e jashtme politike dhe të sigurisë.

Ai shtoi se Gjermania do ta merr parasysh gjendjen aktuale, duke i marrë parasysh sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut ndaj Izraelit, si dhe operacionet në Gazë.

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, më 11 shtator deklaroi se Gjermania bën gjithçka për përkrahje të "vetmbrojtjes izraelite" pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Ajo shtoi se Gjermania nuk do të përkrah asgjë që e shkel të drejtën humanitare ndërkombëtare. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR