• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria gjeorgjiane u kërcënua se do ta shkatërrojë opozitën "liberalo-fashiste"

Qeveria gjeorgjiane u kërcënua se do ta shkatërrojë opozitën

Tbilisi, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria gjeorgjiane sot u kërcënua se do ta shkatërrojë opozitën "liberalo-fashiste".

Kjo deklaratë vijoi pas protestave proevropiane në vend, ku autoritetet u përgjigjën me represione gjithnjë e më të mëdha.

"Do të bëjmë çmos për shkatërrimin e tërësishëm të fashizmit liberal", deklaroi kryeministri, Irakli Kobahixe në konferencë për shtyp.

Qeveria, e cila ballafaqohet me akuza për autoritarizëm dhe anshmëri ndaj Rusisë, paradokohe arrestoi tre liderë të opozitës, thotë Kobahixe, pa ofruar dëshmi se protestat janë financuar nga vendet e huaja me qëllim të shkaktimit ët revolucionit.

Gjeorgjia është në krizë të thellë politike pas zgjedhjeve parlamentare më 26 tetor, të cilat, sipas opozitës janë falksifikuar. Protestat masive filluan pasi qeveria publikoi se i ndërpret negociatat për qasje drejt Bashkimin Evropian deri vitin 2028. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR