Qeveria franceze po përdor një procedurë të veçantë kushtetuese për të anashkaluar Kuvendin për reformën e pensioneve
- Qeveria franceze do të përdorë një procedurë të veçantë kushtetuese për të shtyrë reformën e diskutueshme të pensioneve pa votim në Parlament, deklaroi një burim qeveritar për mediat franceze.
Paris, 16 mars 2023 (MIA) - Qeveria franceze do të përdorë një procedurë të veçantë kushtetuese për të shtyrë reformën e diskutueshme të pensioneve pa votim në Parlament, deklaroi një burim qeveritar për mediat franceze.
Procedura sipas nenit 49, pika 3 e Kushtetutës do të lejojë mosha për pensionit të rritet në 64 vjeç, por tregon se presidenti Emanuel Malron dhe qeveria e tij nuk kanë shumicën në Asamblenë Kombëtare për këtë masë.
Siç është theksuar, masa e qeverisë me shumë gjasa shtesë do t'i zemërojë sindikatat, protestuesit dhe opozitën e majtë, të cilët thonë se reforma e pensioneve është e padrejtë dhe e panevojshme.
“Kjo qeveri nuk është e denjë për Republikën e Pestë dhe demokracinë franceze. Parlamenti është ngacmuar, poshtëruar deri në fund”, tha Fabien Rusel, lider i Partisë Komuniste.
Lideri i socialistësve Olivie For tha se një veprim i tillë mund të "ngjallte zemërim të pakontrolluar" pas diya javë grevash dhe protestash.
Partitë opozitare me shumë gjasa do të kërkojnë një votëbesim ndaj qeverisë, por nuk ka gjasa të kalojë duke qenë se shumica e deputetëve konservatorë e mbështesin atë, raportojnë mediat franceze.
Majron dhe qeveria thonë se pensioni i mëvonshëm është i nevojshëm për të nxjerrë sistemin e pensioneve nga e "kuqja" deri në fund të dekadës.
Dështimi i Makronit për të siguruar një shumicë për të kaluar reformën e pensioneve nuk është vetëm një goditje serioze për përpjekjet e tij për reforma, por mund të shkatërrojë pjesën më të madhe të kapitalit politik për të zgjatur një mandat të dytë presidencial që skadon në vitin 2027, transmetojnë agjencitë. ls/